Islamic Relief shënoi 38 vjetorin e themelimit të organizatës e cila tashmë është shndërruar në një organizatat kryesore ndërkombëtare humanitare për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve në kontinente të ndryshme.
Organizata u themelua nga Dr. Hany El-Banna më 1984 në Birmingham të Anglisë, ku fillimisht e filloi punën me një arkë të vogël donacionesh për t’u zgjeruar gradualisht në shumë vende të tjera, në mesin e të cilave edhe në Shqipëri që nga viti 1992, për të vazhduar punën edhe sot kësaj dite, me mbështetjen dhe investimet e zyres qendrore të Islamic Relief Worldwide.

Islamic Relief filloi me aktivitetet e saj në Ballkan që nga vitit 1992 me hapjen e zyres në Tiranë në Shqipëri (pas rënies së komunizmit), për të vazhduar pastaj më 1999 në Kosovë pas përfundimit të luftës si dhe në Maqedoninë e Veriut përmes partneritetit me organizatën Kalliri i Mirësisë.

Sot Islamic Relief operon në 40 shtete të botës në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën Veriore, ndërsa puna e organizatës ka ndikuar në ndihmesën, përmirësimin dhe ndryshimin e jetës së 133 milionë njerëzve.

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT