Sapo njerëzit të sëmuren, ata kanë nevojë për kujdes shëndetësor dhe kjo shpesh mungon në vendet e varfra. Kjo është arsyeja pse Islamic Relief ndërton spitale dhe klinika si dhe i furnizon qendrat ekzistuese me ilaçe shpëtuese, pajisje dhe ambulanca.

Si përgjigjet Islamic Relief?

Kur kriza godet një vend të caktuar, Islamic Relief siguron ndihma humanitare që shpesh përfshijnë kujdesin shëndetësor urgjent dhe shpërndarjen e ujit të pastër për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Ne gjithashtu krijojmë programe shëndetësore për nënat, duke vaksinuar fëmijët dhe duke siguruar kontrolle shëndetësore për nënat dhe foshnjet, për t’u siguruar që ata të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm në këtë kohë kritike.

Por, mbi të gjitha, ne shikojmë më shumë se sa vetëm shëndetin fizik. Kur njerëzit i humbasin personat më të dashur apo përjetojnë ose janë dëshmitarë të dhunës dhe gjakderdhjes nëpër konflikte, ne ofrojmë kujdes psiko-social në formë terapie dhe këshillimi, veçanërisht për fëmijët.

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT