Ndihmoni një jetim!

Profeti Muhammad (ﷺ) ka thënë,

“Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet, (duke e shpjeguar me ngritjen e dy gishtave të dorës: gishtin tregues dhe gishtin e mesëm)”, transmeton Buhariu.

Janë 153 milionë fëmijë jetimë në të gjithë botën pa njërin ose të dy prindërit, e rrjedhimisht edhe pa shtëpi, siguri… dhe, më e rëndësishmja, dashuri.

Një ambient familjar

Një njësi e plotë familjare është një mjedis që lejon një fëmijë të lulëzojë dhe ta arrijë potencialin e tij të plotë. Shëndeti dhe edukimi i mirë janë vetëm disa nga rezultatet pozitive nga një atmosferë kohezive familjare.

Kjo sjell lumturi në jetën e një fëmije

Për shumë jetimë, kërcënimi i varfërisë është i vazhdueshëm. “Kush do të ma sjellë vaktin (ushqimin) e radhës, ku do të jetojmë, nëse sëmuremi dhe nuk kemi mundësi të blejmë ilaçe… a do të mbijetojmë”, janë vetëm disa nga mendimet që i mundojnë vazhdimisht jetimët.

Dhe nëse e kalojnë këtë fëmijëri me uri, varfëri dhe pasiguri, ata do të kenë pak shpresë për një jetë më të mirë. Pa një arsimim dhe mjetet e nevojshme për të mbështetur veten, ka pak shanse për një të ardhme më të ndritur.

Sponsorizimi juaj do t’i sjellë një buzëqeshje një jetimi

Ndihma juaj e vazhdueshme bën që ata të kenë një çati mbi kokë dhe ushqim në pjatat e tyre. Kjo do t’u mundësojë atyre që të ndjekin mësimet në shkollë, të pajisen me libra, fletore dhe materialet tjera të nevojshme shkollore si dhe t’ju mundësojë qasje në kujdesin shëndetësor kur sëmuren.

Ne nuk kujdesemi vetëm për mirëqenien e tyre fizike, por si të gjithë fëmijët, edhe ata meritojnë të jenë të sigurt dhe të lumtur. Sponsorizimi juaj do të mundësojë që ata marrin dhurata për Bajram dhe të marrin pjesë në kampe verore, aktivitete sportive dhe udhëtime ditore argëtuese. Një punonjës social do t’i vizitojë rregullisht për t’u siguruar që gjithçka po shkon mirë.

Me fjalë të tjera, kur sponsorizoni një jetim, ju nuk po i dhuroni thjeshtë një dhuratë… por po u dhuroni atyre një fëmijëri të tërë.

Programi i Islamic Relief për sponsorizimin e jetimëve tashmë mbështet mbi 50,000 jetimë në të gjithë botën.

Gëzojeni një fëmijë, kthejani buzëqeshjen!

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT