Edukimi është mjeti përmes së cilit Islamic Relief synon ta luftojë ciklin e varfërisë. Ne duam të sigurohemi që të gjithë fëmijët të marrin të paktën një arsim fillor, ndërsa të rriturit t’i mësojnë aftësitë kryesore të cilat ju duhen për punësim.

Si përgjigjet Islamic Relief?

Islamic Relief ndërton dhe rehabiliton shkolla të ndryshme. Ne i pajisim dhe furnizojmë ato si dhe sigurojmë trajnime për mësuesit në mënyrë që ta rrisim nivelin arsimor dhe që sa më shumë njerëz të përfshihen në këtë proces. Ne gjithashtu mbështesim shkollat ​​me qumësht dhe vakte ushqyese për t’u siguruar që fëmijët të jenë mjaft të shëndetshëm për t’u përqëndruar dhe për të mësuar si duhet në klasë.

Profeti Muhamed ka thënë: “dhurata më e mirë që një baba mund ta sigurojë për fëmijën e tij është arsimimi”.

Na ndihmoni sot t’ia bëjmë një fëmije këtë dhuratë të shkëlqyeshme që ai të ketë një të ardhme nesër!

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT