Vlera aktuale e Nisabit

Përdorimi i vlerës së argjendit për (612.36 gramë) – afërsisht 260€

Përdorimi i vlerës së arit për (87.48 gramë) – afërsisht 4,150€

Zekati juaj po ndryshon botën

Vitin e kaluar, me mbështetjen tuaj, Islamic Relief arriti t’iu sigurojë mbi 900,000 njerëzve ushqim për një muaj. Kjo u mundësoi atyre që ishin duke agjëruar të përfundonin agjërimin e tyre me një vakt të shëndetshëm ushqimor.

Kujt do t’i ndihmoni këtë Ramazan?

Këtë vit mund ta ndani zekatin tuaj me njerëzit më të varfër në botë. Ju mund ta lehtësoni urinë e dikujt, te shuani etjen e dikujt, ta lehtësoni barrën e dikujt dhe t’i jepni fund sfidave të dikujt. Na ndihmoni që të vazhdojmë të shpëtojmë jetë së bashku.

Linqe të ngjashme
Kalkulatori i zekatit – Kalkuloni zekatin tuaj!

Kush duhet ta japë zekatin?

Çdo musliman, i rritur dhe me mendje të shëndoshë, që e posedon nisabin (shumën minimale që duhet ta ketë në dispozicion para se të paguhet zekati) për një vit të tërë, është i detyruar ta paguajë zekatin.

Më poshtë mund ta shikoni vlerën aktuale monetare të nisabit

Mbi artikujt nga të cilët mund të merret pasuria përfshihen: bagëtitë, të korrat, ari, argjendi dhe mallërat për biznes. Zekati duhet të paguhet në para të gatshme të depozituara (mbajtura) në llogaritë bankare. Gjërat personale të tilla si makinat, veshjet, strehët, orenditë dhe gjerat të cilat nuk do të përdoren për tregti, nuk përfshihen gjatë llogaritjes së zekatit.Njeriu jo vetëm që duhet ta ketë sasinë minimale të nisabit, por ajo duhet të ketë qenë në zotërim të tij për një vit të plotë.

Ramazani është muaji në të cilin shumica e besimtarëve zgjedhin ta japin zekatin e tyre; kjo bëhet edhe për arsyen se shpërblimet për veprat e mira të bëra në këtë muaj të bekuar shumëfishohen

Zekati per ari dhe argjend

Sipas medhebit Hanefi, i gjithë ari dhe argjendi që zotëroni, duhet të përfshihen si pjesë e aseteve tuaja në llogaritjen e zekatit.

Sidoqoftë, në medhebin Shafi, çdo ari dhe argjend që është për përdorim personal, nuk ka nevojë të përfshihet si pjesë e aseteve tuaja.

Nëse e gjithë pasuria juaj është në ari, vlera e arit që zotëroni duhet të jetë në ose mbi vlerën e nisabit të arit, për të qenë e pranueshme dhënia e zekatit.

Nëse pasuria juaj është një përzierje e arit ose e argjendit dhe parave, është ideale të përdorni pragun e nisabit të argjendit.

Aksionet dhe tregtimi i pronave

Nëse zotëroni aksione për qëllime tregtimi, atëherë duhet të përfshini vlerën e aksioneve në asetet tuaja.

Sidoqoftë, nëse aksionet që zotëroni nuk janë për tregti, por përkundrazi mbahen si investime, për të dhënë dividentë, atëherë janë vetëm dividentët që duhet të llogariten në pasuritë tuaja.

I njëjti rregull zbatohet për tregtinë e pronave. Nëse një pronë është blerë me një qëllim për ta rishitur atë, atëherë vlera e saj duhet të llogaritet në pasuritë tuaja.

Sidoqoftë, nëse një pronë blihet si investim me përfitimin e vetëm nga të ardhurat e qirasë, është fitimi [qoftë përmes bankës] që duhet llogaritur në asetet tuaja.

Zekati i mallrave dhe pronave të biznesit

Stoku i biznesit duhet të llogaritet si një aset për qëllimet e zekatit. Vlera që do të përdoret është ajo që do të shfaqet në bilancin tuaj. Zakonisht, është kostoja e blerjes së aksioneve.Lokalet e biznesit nuk kanë nevojë të llogariten . Çdo pronë që zotëron biznesi [toka, njësitë e shitjes me pakicë, etj.], po ashtu nuk ka nevojë të llogariten si pasuri.

Zekati i hipotekave dhe huave

Një hipotekë afatgjate nuk duhet të llogaritet si një detyrim në llogaritjen tuaj të zekatit.

Huatë që merren për qëllim personal, mund të zbriten si një detyrim në llogaritjen e Zekatit.

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT