Që nga fillimi, Islamic Relief kishte një vizion të vetëm:

Të frymëzuar nga besimi ynë Islam dhe të udhëhequr nga vlerat tona, ne parashikojmë një botë të dashur ku komunitetet fuqizohen, detyrimet shoqërore përmbushen dhe njerëzit përgjigjen si një ndaj vuajtjeve të të tjerëve.”

Në përputhje me mësimet islame për vlerën e çdo jete njerëzore, ne sigurojmë përkrahje për këdo që ka më shumë nevojë për ne, pavarësisht nga raca, feja apo gjinia.

Përderisa fillimi ynë ishte duke shpërndarë ndihma emergjente – duke siguruar për ata që kanë vuajtur dhe kanë humbur gjithçka në thatësira, tërmete, përmbytje ose konflikte – përgjatë kësaj ndihme emergjente, Islamic Relief gjithmonë synonte të lehtësonte varfërinë dhe vuajtjet në planin afatgjatë dhe të shfrytëzojë zekatin dhe sadakanë jo vetëm për të mbijetuar por edhe për të rindërtuar jetët e tyre.

Që atëherë, ne kemi hapur më shumë se 100 zyre në 40 shtete të botës. Përveç ndihmave në raste fatkeqësish, ne përkrahim në zhvillim të qëndrueshëm duke siguruar ujë, ushqim, kujdes shëndetësor, arsim, në planin afatgjatë. Ne gjithashtu punojmë për të mbështetur fëmijët dhe jetimët, për të ndihmuar njerëzit të ndërtojnë jetesën e tyre, për të përkrahur familjet e tyre, dhe për të mbrojtur komunitetet e prekura nga efektet e fatkeqësive pasuese.

Për më shumë se 30 vite, Islamic Relief është rritur, më mirësinë e Allahut, në një ndër organizatat joqeveritare më të mëdha në botë. Teksa shikojmë të ardhmen, ne jemi gjithmonë të etur për të mësuar, për të zhvilluar e përmirësuar punën tonë, për t’i shërbyer njerëzve më të varfër dhe më në nevojë.

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT