Në kuadër të bashkëpunimeve me bashki të ndryshme në Republikën e Shqipërisë, drejtori i Islamic Relief Albania, Dr. Mohamed Soliman, dhe kryetari i Bashkisë Peshkopi, z. Rahim Spahiu, u takuan për mundësi bashkëpunimi në projektet humanitare e zhvillimore për përkrahjen e familjeve të kësaj bashkie.

Në këtë takim u diskutuan për shumë tematika që i shqetësojnë qytetarët e Dibrës, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha fushat e jetës, ndër më kryesoret ishin: sistemi shëndetsor, arsimor, sistemi i ujësjellësit dhe ai i kanalizimeve, bujqësi e blegtori e më gjerë.

Prioritet në këtë takim dypalësh mbetet: shërbimi sa më korrekt dhe përmirësimi i jetës së  qytetarëve, në takimet e ardhshme mirëpritet arritja e marrëveshjeve në fushat e diskutuara.

Islamic Relief © 2023 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT